Grumbullimi i mbeturinave
Mirmbajtja e siperfaqjeve publike
Administrimi i tregjeve
Servisi
Grumbullimi i mbeturinave
Në programin e punës operative të grumbullimit të mbetjeve urbane, “ECO-HIGJIENA” shtrinë aktivitetin e saj perms njësive të saja punuese të mbar teritorin gjeografik të Ana Moravës.
BARTJA E MBETURINAVE
Eco-Higjiena Sh.p.k. organizon grumbullimin dhe bartjen e mbetjeve urbane në Gjilan, Viti, Artanë ( Novo Bërd) . Kamenicë dhe 19 fshatra të Komunës së Gjilanit. Ndërsa me licence të saj edhe në Partesh, Ranilluk dhe Kllokot.
Bartja mbeturinave kryhet edhe në fshatra si : Shillovë, Cernice, Zhegër, Kmetovc, Bresalc, Përlepnicë, Livoq i epër, Livoq i poshtëm, Malishevë, Pogragjë, Uglar, Velekincë,Velekince e muhaxhereve, Dobërqan, Lladove, Llashtice,Kosaq etj.
Interesimi i qytetarëve dhe strategjia e kompanisë ka zgjuar interesin që shërbimet të zgjerohen edhe në zonat tjera rurale. Hartimi i planit operativ për zgjerim te aktivitetit të kompanisë është objektiv i kompanisë të ofroj shërbime edhe në zonat rurale.
Ekipet punuese “Eco-Higjiena” u shërbejnë më shumë se 20.000 klientëve duke quar kështu misionin e saj ekologjik.
BARTJA E MBETURINAVE
- Organizimi i bartjes së mbeturinave bëhet në 3 turne, bëhet në tre turne :
- turni i I 05:00 deri 13:00,
- turni i II 13:00 deri 20:00
- turni i III 22:00-05:00.
Mbeturinat shtëpiake janë ato të cilat dalin nga vendbanimet, duke përfshirë shtëpitë, kontejner-shtëpitë, kampingjet, burgjet apo mbetjet nga shkollat, kolegjet apo universitetet.
Mbeturinat komerciale vijnë nga lokalet që shfrytëzohen plotësisht apo kryesisht për tregti, biznes, sport, rekreacion apo argëtim.
Mbeturinat industriale janë mbeturinat të krijuara nga fabrikat apo proceset industriale. (Disa lloj mbeturinash si ato të rrezilshme dhe kontaminuese, kompania Eco-Higjiena nuk o ofron sherbime).
Mbeturinat organike kryesisht ato të kopshtit, barishtet e ndryshme, mbetjet e zarzavateve, gjethet, lulet, mbetjet e krasitjeve, dhenglat e drurit, hiri i drurit etj. Mbetjet ushqimore,mbetjete shtazore, therrtore etj.
Kompania Eco-Higjiena eshtë duke planifikuar organizimin e bartjes së veçant të llojit të kësaj mbetje në formë të një Pilot-Projekti me qëllim të nxitjes së qytetarëve për pregaditje të kompostit natyral për nevoja shtëpiake apo komerciale. Marrja dhe bartja e mbetjeve të tilla do të organizohet përmes hedhurinarëve special dhe të vendosur në vende të caktuara. Periudha kohore e paraparë për grumbullim dhe bartje do të jetë nga mesi i muajit mars deri në fund të muajit shtator. Përmes këtij riciklimi biologjik i kontribojmë në radhë të parë natyrës dhe resurseve hapsinore si dhe ruajtjes së baraspeshës ekologjike.
Mirëmbajtja e Sipërfaqeve Publike
Për mirëmbajtje sa më efikase të sipërfaqeve publike Eco-Higjiena ka definuar qartë programin e punës i cili hartohet çdo vit. Përgjegjëse dhe kompetente për aprovimin e këtij programi është Bordi Drejtorëve të kompanisë.
PROGRAMI I PUNËS PËR MIRËMBAJTJEN E SIPËRFAQEVE PUBLIKE
Në vitet e fundit në këtë sektor është investuar mjaft në teknologji dhe mjete të punës me qellim të ngritjes të kualitetit në shërbim. Mjetet moderne të punës lehtësojnë kryerjen e shërbimit dhe ngrisinë cilësinë e shërbimit.
Ekipet mobile të shërbimit kryejn shpejt dhe pa komplikime aktivitete të ndryshme të mirëmbajtjes në sipërfaqe publike dhe sipas kërkesë dhe nevojës së Komunës edhe detyra të tjera.
Karakteristikë e veqant e kompanisë Eco-Higjiena është shërbimi i saj i shpejt në çdo kohë dhe stinë.
Aty ku mbahen manifestime publike – aty është edhe Eco-Higjiena. Ajo pastron ambijentin nga mbetjet urbane pas manifestimeve.
Mbi 50.000 m2. Sipëfaqe publike si rrugë parqe shtrat-lumi etj. të qytetit të Gjilanit dhe Vitisë pastrohen dhe mirëmbahen nga ekipet punuese që janë të angazhuar në të katër stinët e vitit.
Eco-Higjiena mirmban dhe përkujdeset poashtu për parqet e qytetit, rrethojat e gjelbruara, lulishtet nëpër qytet, drunjët dekorues, rrethet qarkore, varrezat e qytetit dhe ato të dëshmorëve, zbukurimin e qytetit me rastin e festave dhe manifestimeve të ndryshme dhe shumë punë të tjera.
Administrimi i Tregjeve
„Tregu i gjelbert“ apo më mirë i njohur tek populli si “Pazari“ paraqet hapësirën më të rëndësishme të qytetit e cila është e destinuar për kryerjen e shërbimeve të qarkullimit të mallrave të shitë-blerjes të gjitha llojeve duke filluar nga ato buqësore dhe duke përfunduar nga ato të zejtarëve dhe industrisë së lehtë.
Menagjimi i tregut të gjelbërt dhe atij të kafshëve.
Tregu i gjelërt në Gjilan, Kamenicë dhe Vit si dhe ai i kafshëve ne Viti, jane sektor të rëndësishëm ekonomik të regjionit të Anamoravës. Tregtarët, si dhe fshatarët e regjionit ofrojnë prodhimet e tyre stinore. dhe prodhime të ndryshme industriale.
Tregu apo pazari vendtakime keto te pashmangshme tregtare jane pjese e pashmangshme kulturore jo vetëm te gadishullit ballkanik, por edhe me gjerë, nuk mund të anashklohet as tregu i Gjilanit nga kultura e Regjionit të Anamoravës.
Meqë sot tregtia ka marr përmasa globale edhe tregu i Gjilanit ai i Vitisë dhe i Kamenicës ofrojnë prodhime nga të 4 anët e Globit Tokësor në këtë regjion.
Për të ngritur Tregun e Gjelbert në nivel të nevojave të kohës si për tregtar poashtu edhe për konsumator, mbetet qe përgjegjësit komunal të krijonë kushte të mirefillta infrastrukturale.
Pavarësisht nga kjo, kompania Eco-Higjiena në kuadër të përgjegjësive që ka, organizon menagjimin e inkasimit dhe mirëmban sipërfaqen tregtare në aspektin higjenik.
Në Viti, përveq Tregut të Gjelbërt njësia e punës Eco-Higjiena mirëmban dhe menagjon edhe tregun e kafshëve.
Edhe në këtë treg mbetet që në një të ardhme të afërt Komuna të krijoj kushte infrastrukturale për kushte dhe shërbime më cilësore.
Servisi
Në kuadër të kompanisë “Eco-Higjiena“, punon edhe ofiqina për servisim-riparimin dhe mirëmbajtje të automjeteve të kompanisë. Në këtë shërbim janë të punësuar punëtor të profileve të ndryshme siç janë: automekanik, auto elektricist, saldues, ndihmës mekanikë.
OFIÇINA PËR MIRËMBAJTJE DHE RIPARIMIN E AUTOMJETEVE
Për të qenë përherë në gjendje të gadishmërisë dhe në nivel të detyrës, kompania në kuadër të saj ka edhe ofiçinën për mirëmbajtje dhe reparim.
Ekipi profesional i ofiçinës i përbër nga bashkëpunëtor të profileve të ndryshme, si automekanik, autoelektricist, axhustator, saldues, është përherë në gjendje gadishmërie për të reaguar aty ku e lypë nevoja.
Përveq mirëmbajtjes dhe reparimit të defekteve në automjete dhe paisjeve të punës në ofiçinë, ekipi i ofiçinës është poashtu mobil për të kryer reparimet e defekteve në vend të ngjarjes si dhe detyra të tjera të rëndësishme sipas kërkesave të kompanisë.
Për ecur në hap me teknologjinë, kompania do të inkurajonë stafin e ofiçinës në përgaditjen e tyre profesionale.
Kopania Eco-Higjiena në programin e saj për lëminë automekanik do të ofroj mundësinë e bashkëpunimit praktik shkollave profesionale, në aftësimin dhe pregaditjen praktiko-profesionale të praktikantëve të interesuar.